Emisioni i RAI3, Meloni reagon nga Peskara: Rama u sulmua se ndihmoi Italinë për çështjen e migrantëve - Gazeta Express
string(100) "emisioni-i-rai3-meloni-reagon-nga-peskara-rama-u-sulmua-se-ndihmoi-italine-per-ceshtjen-e-migranteve"

Emisioni i RAI3, Meloni reagon nga Peskara: Rama u sulmua se ndihmoi Italinë për çështjen e migrantëve

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 18:48

Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet e tyre për të na ndihmuar për migrantët, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Duke folur në konventën e partisë ”Fratelli D’Italia”, që po zhvillohet në Peskara, Meloni deklaroi se ”Shqipëria dhe Rama u sulmua për përpjekjet për të na ndihmuar për migrantët”.

Lexo Edhe:

”Për migrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe, ruajna Zot, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë dhe, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e sulmuan”, deklaroi Meloni.

”Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar”, theksoi kryeministrja Meloni.