Napoli dhe Roma ndajnë pikët - Gazeta Express
string(30) "napoli-dhe-roma-ndajne-piket-2"

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 19:57

Napoli dhe Roma ndajnë pikët

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 19:57

Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 34-t në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fundi i këtij takimi ishte dramatik, pasi brenda pesë minutave u shënuan dy gola.

Mathias Olivera (65’) dhe Victor Osimhen (84’ penallti) shënuan për napolitanët.

Ndërsa, për romakët golat u shënuan nga Paulo Dybala (59’) dhe Tammy Abraham (89’).

Si zakonisht, Amir Rrahmani edhe sonte ishte i plotë te Napoli.

Roma pas këtij barazimi ka 59 pikë në pozitën e pestë në tabelë, pozitë e cila e dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Napoli është i teti me 50 pikë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore