Man City fiton pastër ndaj Nottinghamit, mban hapin me Arsenalin - Gazeta Express
string(63) "man-city-fiton-paster-ndaj-nottinghamit-mban-hapin-me-arsenalin"

Man City fiton pastër ndaj Nottinghamit, mban hapin me Arsenalin

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 19:30

Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë rresht, për të vazhduar garën me Arsenalin për titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “City Ground” përfundoi me rezultatin 0:2.

Josko Gvardiol (32’) dhe Erling Haaland (71’) realizuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Manchester City pas kësaj fitore ka 79 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Arsenali.

Por, kampioni në fuqi anglez ka një ndeshje më pak se “Topçinjtë”.

Ndërsa, Nottinghami ndodhet në pozitën e 17-të me 26 pikë të grumbulluara.

Standings provided by Sofascore

/Gazeta Express/