MMPHI dhe NewCo Ferronikeli mbajnë debat publik në Lipjan, diskutohet për deponinë e skories - Gazeta Express
string(91) "mmphi-dhe-newco-ferronikeli-mbajne-debat-publik-ne-lipjan-diskutohet-per-deponine-e-skories"

MMPHI dhe NewCo Ferronikeli mbajnë debat publik në Lipjan, diskutohet për deponinë e skories

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 20:01

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e njofton operatorin “NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.’’ Gllogoc,  për projektin e deponisë së skories në Medvec-Magurë, Lipjan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë: 

DEBAT PUBLIK

Lexo Edhe:

Për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.

Njoftohet  publiku i interesuar se më datë:  24.05.2024, në ora 10:00, në hapësirat e  administratës së minierës së Gllavicës (Medvec-Magurë) komuna e Lipjanit, do të organizohet debat publik nga operatori: “NewCo Ferronikeli Complex L.L.C.’’ Gllogoc, për projektin e deponisë së skories në hapësirat  e minierës së Gllavicës, Medvec-Magurë, komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Aplikacionin për dhënien e Lejes Mjedisore të Integruar.