Të shtëna me armë në mes fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit - Gazeta Express
string(67) "te-shtena-me-arme-ne-mes-fshatit-llandovice-dhe-gjonaj-te-prizrenit"

Të shtëna me armë në mes fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 19:35

Në mes të fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka pasur të shtëna me armë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.

“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai. /Gazeta Express