18 shoferë kryejnë parakalim të gabuar në aksin Tiranë-Elbasan, gjobiten nga policia - Gazeta Express
string(83) "18-shofere-kryejne-parakalim-te-gabuar-ne-aksin-tirane-elbasan-gjobiten-nga-policia"

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 19:03

18 shoferë kryejnë parakalim të gabuar në aksin Tiranë-Elbasan, gjobiten nga policia

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 19:03

Policia Rrugore e Elbasanit ka gjobitur 18 drejtues mjetesh, të cilat kanë kryer parakalim të gabuar, në një zonë me fushëpamje të kufizuar.

Për secilin prej tyre, policia ka vendosur 3 mijë lekë të reja gjobë, teksa fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor.

Lexo Edhe:

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:          

Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.              

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”, njofton policia.