“Interesi është tërësisht banal dhe jo parimor” Veliaj për protestën e opozitës para bashkisë: Dogjën një monument kulture - Gazeta Express
string(119) "interesi-eshte-teresisht-banal-dhe-jo-parimor-veliaj-per-protesten-e-opozites-para-bashkise-dogjen-nje-monument-kulture"

“Interesi është tërësisht banal dhe jo parimor” Veliaj për protestën e opozitës para bashkisë: Dogjën një monument kulture

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 18:43

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e djeshme, të thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas Veliajt, godina e bashkisë është monument kulture, ndërsa shtoi se interesi i protestës është tërësisht banal dhe jo parimor.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj ne Report tv.

Lexo Edhe: