“Daily Express”: Tirana, destinacion ideal për pushime në Qershor - Gazeta Express
string(61) "daily-express-tirana-destinacion-ideal-per-pushime-ne-qershor"

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 18:54

“Daily Express”: Tirana, destinacion ideal për pushime në Qershor

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 18:54

Gazeta britanike “Daily Express”, ka renditur Tiranën si një prej tre vendeve që për t’u vizituar gjatë pushimeve të kësaj vere.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga “Daily Express” që rekomandon Tiranën si një nga 3 destinacionet ideale për të gjithë ata që duan pushime në Qershor.

Lexo Edhe:

Në shkrimin ku Tirana është renditur mes Tuluzës në Francë dhe Kopenhagenit në Danimarkë, thuhet se kryeqyteti shqiptar është destinacioni që po e mendojnë të gjithë për të pushuar ketë vit, duke e cilësuar një nga ndalesat më emocionuese ne Europë.

“Shqipëria është destinacioni në mendjen e të gjithëve këtë vit dhe kryeqyteti i vendit është një nga ndalesat më emocionuese në Evropë”, theksohet në shkrimin e gazetës britanike duke sugjeruar një vizitë në muzeun Bunk’Art për t’u njohur me historinë e vendit ose mund të çlodhen në sheshin Skënderbej.

Nëse preferoni të vizitoni plazhin, Durrësi, një nga zonat turistike të vendit, është më pak se një orë me makinë nga Tirana”, thuhet ndër të tjera në shkrimin për Shqipërinë.