Arteta flet për transferimin e Odegaard në Arsenal - Gazeta Express
string(50) "arteta-flet-per-transferimin-e-odegaard-ne-arsenal"

Arteta flet për transferimin e Odegaard në Arsenal

Futboll

Gazeta Express

23/01/2021 21:58

Martin Odegaard është lidhur fuqishëm me një huazim në Arsenal, por sot trajneri i Topxhinjëve, Mikel Arteta, ka refuzuar të flet shumë pas humbjes 1-0 nga Southampton dhe eliminimit nga FA Cup

Mesfushori i Real Madridit ka kërkuar nga Zinedine zidane të largohet nga klubi këtë muaj për të luajtur me ndonjë skuadër më shumë dhe Arsenali ka arritur që ta fitojë garën me Real Sociedadin për të nënshkruar me 22 vjeçarin.

Lexo Edhe:

“Nuk e di! Sigurisht ne patëm ndeshje sot, kështu që nga nata e mbrëmshme nuk kemi ndonjë lajm”, ka konfirmuar Arteta në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ndoshta, do të bëj disa telefonata sot dhe do të shikoj se ku jemi me çdo marrëveshje”.

Arteta pastaj është pyetur që nëse ardhja e Odegaard në Emirates Stadium do të bënte që Emile Smith-Rowe të mos zhvillohej, por ai nuk ka dashur të diskutojë për norvegjezin shumë.

“Nuk mund të flas për asnjë lojtarë që nuk është i joni”, tha ai.

“Ne kemi ide të qarta se si dëshirojmë t’i zhvillojmë lojtarët tonë dhe si janë nevojat e tyre”.

“Të gjitha vendimet që ne marrim janë për të forcuar zhvillimin e tyre dhe ne përpiqem që t’i japim atyre mundësitë për t’i treguar ato”.

Asistenti i Zidane, David Bettoni, po ashtu nuk ka folur shumë sot kur është pyetur për Odegaardin të premten në konferencën për shtyp para ndeshjes me Alaves.

Arsenali tashmë ka një mesfushorë të Real Madridit në skuadër, Dani Ceballosin. /GazetaExpress/