Kryhet me sukses për herë të parë në Kosovë ndërhyrja Rikonstruksion i Malfomarcionit Venoz në pacientin 33 vjeçar në Spitalin Amerikan - Gazeta Express
string(135) "kryhet-me-sukses-per-here-te-pare-ne-kosove-nderhyrja-rikonstruksion-i-malfomarcionit-venoz-ne-pacientin-33-vjecar-ne-spitalin-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 14:15

Kryhet me sukses për herë të parë në Kosovë ndërhyrja Rikonstruksion i Malfomarcionit Venoz në pacientin 33 vjeçar në Spitalin Amerikan

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 14:15

Spitalin Amerikan është kryer me sukses për herë të parë në Kosovë ndërhyrja Rikonstruksion i Malfomarcionit Venoz – Eksipirimi i Venës se thelle (Elephantiasis) në pacientin 33 vjecar nga mjeku i mirënjohur vaskular Prof.Dr.med Dr.Phil. Halil Krasniqi MSC, Dr.Sc.

“Elefantiasis – Sëmundja e komplikuar kongjenitale venoze dhe limfogjene e lindur. Pacienti që trajtuam, 33 vjeç kishte një anomali të lindur apo kongjenitale. Shumë pacientë përjetojnë rritjen e një ekstremiteti, si rritja e këmbës apo dorës, por edhe një pjese tjetër të trupit. Anomalitë venoze mund të jenë të lindura ose të fituara, por te pacienti ishte një proces i lindur, që me kohë shkakton një plagë në shputë. Kjo ka avancuar dhe nuk u shërua për vite të tëra, pasi venat e thella dhe venat qëndrore janë të sëmura dhe të zgjeruara”.

Lexo Edhe:

“Sëmundja në përgjithësi quhet elefantiasis, dhe pasi pacienti vuan për vite të tëra, me zgjerimin e plagëve në shputë dhe levizje të kufizuara, ka vizituar disa qendra mjekësore, por pa sukses. Edhe në Gjermani apo në Evropë, qendrat e specializuara janë të pakta në trajtimin e kësaj sëmundje. Në këtë rast, detyra jonë kryesore është që vena e semurë të mbyllet dhe të mos qarkullojë gjaku i papastër me substanca mbeturinash dhe dioksid karboni”, njoftoi Spitali Amerikan.

“Pacienti u paraqit në Spitalin Amerikan, me epikrizën vaskulare dhe aparaturat që posedon, arritëm të mbyllim venën e semurë me metoda të kombinuara dhe të veçanta, të cilat Prof. Krasniqi i zotëronte në Spektrumin operativ të tij”.

Pas disa ditësh në spital, pacienti shënoi progres. Këmba u zvogëlua në diametër dhe plaga filloi të shërohej dhe të lëvizte me sukses dhe me pak dhimbje.

“Sëmundjet kongjenitale venoze të lindura janë të komplikuara, por në këtë rast arritëm suksesin operativ të nevojshëm për t’i dhënë pacientit një jetë më të lehtë në të ardhmen”, njofton Spitali Amerikan.

Për më shumë informacion, ndiqeni sot në mbrëmje ne orën 20:10 në emisionin Shneta në T7 intervistën me Dr. Halil Krasniqi.

Për të lënë terminin tuaj kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661/ 038607060/ 049 513 513/ 046607060