Mediumi rumun e zbulon skuadrën nga Bundesliga që e do Ermal Krasniqin - Gazeta Express
string(70) "mediumi-rumun-e-zbulon-skuadren-nga-bundesliga-qe-e-do-ermal-krasniqin"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 12:18

Mediumi rumun e zbulon skuadrën nga Bundesliga që e do Ermal Krasniqin

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 12:18

Pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Rapid Bukureshtit, futbollisti Ermal Krasniqi mund të largohet nga ky klub në fund të edicioni.

Për shërbimet e kosovarit interesim kanë shprehur disa skuadra të njohura.

Lexo Edhe:

Krasniqi ka marr një ofertë nga Bundesliga dhe se është afër transferimit në këtë kampionat, raportojnë mediat në Rumani.

“Rapid ka marrë një ofertë për transferimin e Krasniqit. E kemi fjalën për Werder Bremenin, vendin e 10-të në Bundesligë. “Rapidistët” kërkojnë për Ermal Krasniqin 3 milionë euro plus një përqindje prej 20% për një transferim të mundshëm. Të shohim nëse palët arrijnë marrëveshje” , ka thënë Horia Ivanovici, për gazetën “FANATIK”.

Krasniqi për momentin vlerësohet me 1.5 milionë euro, sipas Transfermarkt.

Në 30 paraqitjet e këtij edicioni për Rapidin në të gjitha garat, Ermali ka shënuar pesë gola e ka bërë po aq asistime./Gazeta Express.