Për herë të parë një artist kosovar ekspozon në Muzeun Metropolitan në New York - Gazeta Express
string(79) "per-here-te-pare-nje-artist-kosovar-ekspozon-ne-muzeun-metropolitan-ne-new-york"

Arte

Gazeta Express

29/04/2024 14:14

Për herë të parë një artist kosovar ekspozon në Muzeun Metropolitan në New York

Arte

Gazeta Express

29/04/2024 14:14

Për të parën herë, një artist kosovar komisionohet dhe ekspozon punën e tij në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, të Shteteve të Bashkuara.

Duke filluar këtë të hënë, 29 prill 2024, peisazhi skulptural ‘Abetare’ i Petrit Halilajt, prej figurash nga bronzi dhe hekuri, do të jetë i përhapur anembanë terracës së Muzeut MET, deri më 27 tetor 2024. Ky projekt gërsheton realitetin dhe imagjinatën përmes vizatimeve të fëmijëve, marrë nga shkarravinat e gjetura në bankat e shkollës në Runik, Kosovë, ku ai vijonte mësimet, si dhe në shkolla të tjera të rajonit.

Lexo Edhe:

Për artistin Petrit Halilaj, ‘Abetare’ është më i rëndësishmi i karrierës së tij. “Ajo që dikur ishte e pa materializuar, intime dhe e bërë fshehurazi, tani është shkallëzuar në një peizazh skulptural mbi qiellin e qytetit që ndezë ëndrrat e shumëkujt” shprehet artisti në rrjetet e tij sociale pak para hapjes së instalacionit skulptural në terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor të MET për publikun.

Për punën e suksesshme të Halilajt, po shkruajnë edhe mediat e huaja prestigjioze, vlerësimet e të cilave po e ngrisin artistin kosovar në majë të artit bashkëkohor. Revista e njohur amerikane ‘Vogue’ në një bashkëbisedim me artistin Petrit Halilaj, shkruan që artisti i lindur në Kosovë , po sjellë dicka të jashtëzakonshme, fantastike e poetike në çatinë e Muzeut MET. Në anën tjetër, edhe pse pa shpalosur shumë detaje nga MET, as Halilaj nuk mund ta fsheh entuziazmin e tij për këtë arritje. “Ajo që unë po sjell është më tepër ndjenja e ndërtimit të një harte personale dhe trajektoreje të jetës sime duke ndërthurur ëndrrat dhe imagjinatën time me realitetin. Jam aq i lumtur që kam zbuluar një mënyrë për të shprehur jo vetëm ëndrrat e fëmijërisë sime, por edhe ato të shumë fëmijëve në të gjithë botën.” shton Halilaj.

Edhe drejtori i MET, Max Hollein, e quan artistin kosovar si tejet përparimtar dhe ndërkombëtar në fushën e tij. “Rrëfimi që Petriti gjithmonë po tregon është historia e tij, por është gjithashtu historia e shoqërisë sonë. Ai na dhuron një përvojë emocionale dhe personale, dhe përmes artit të tij, e bën këtë si diçka me të cilën një gjeneratë e tërë mund të personifikohet. Dhe kjo e bën atë tejet të fuqishëm.

Instalacioni skulptural i artistit Petrit Halilaj, në terracën e Muzeut Metropolitan të Artit, në New York, është i hapur për publikun prej 30 prill deri më 27 tetor 2024.

The Met Fifth Avenue

1000 Fifth Avenue

New York, NY 10028