​LVV po mundohet të sigurojë votat për Kodin Civil - Gazeta Express
string(49) "lvv-po-mundohet-te-siguroje-votat-per-kodin-civil"

​LVV po mundohet të sigurojë votat për Kodin Civil

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 14:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur optimist se do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces ka kohë qe shumica parlamentare por i gjithë delegacioni janë në përgatitje. Pjesëmarrja e Kosovës në lëtë proces pasohet në vlera. Është e rëndësishme qe Serbia mos të ketë veto për të ardhmen e Kosovës. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe besojmë që me datën 17 do të votohet që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, theksoi ai.

Lexo Edhe:

I pyetur lidhur me draftin e asociacionit, ai tha se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese për interpretim para anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Kosovës.

Ndërkaq, ai nuk ka treguar se sa është numri i deputetëve që janë pro Kodit Civil dhe se janë duke punuar për të siguruar konsensusin e përgjithshëm.

“Ky projektligj ka ardhur nga MD si reflektim i kritereve kushtetuese. Shumica parlamentare është duke punuar për të siguruar konsensusin e grupit parlamentar”, u shpreh ai.

Ai tha se më 2 maj do të ketë seancë për raportin e DASh-it dhe po ashtu do të jenë në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare.