Thiago Silva me lot në sy e konfirmon largimin nga Chelsea - Gazeta Express
string(58) "thiago-silva-me-lot-ne-sy-e-konfirmon-largimin-nga-chelsea"

Thiago Silva me lot në sy e konfirmon largimin nga Chelsea

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 12:54

Thiago Silva ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Qendërmbrojtësi brazilian i kaloi vitet e fundit në “Stamford Bridge”, në një eksperiencë që nuk ishte dhe aq pozitive shkaku i paraqitjeve të zbehta të ekipit, për dallim nga ndeshjet pozitive individuale, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E pas pak javësh atij do t’i skadojë kontrata me “Blues” dhe palët nuk e kanë shprehur dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit, kështu që veterani i mbrojtjes do të largohet nga Të Kaltrit.

Ish-futbollisti i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit e ka bërë një video-mesazh prekës, përmes së cilit, me lot në sy, e konfirmoi largimin nga Londra në fund të këtij edicioni pas katër vjetësh të kaluar aty.

“Është tashmë e vështirë të thuash lamtumirë në rrethanat më normale, por kur ekziston një dashuri e dyanshme, është edhe më e vështirë. Por, një herë I Kaltr, gjithmonë I Kaltër. E dua këtë familje”, shkroi Silva, i cili pritet të rikthehet në atdhe për t’i zhvilluar vitet e fundit të karrierës.

“Por, lamtumirat janë për ata që largohen dhe nuk kthehen prapë. Unë e kam ndërmend të rikthehem një ditë në Chelsea”, përfundoi përfaqësuesi brazilian. /Gazeta Express/