Munishi: Veç tek ne shqiptarët ndodh që i çon në shtëpi 100 mijë probleme prej futbollit - Gazeta Express
string(87) "munishi-vec-tek-ne-shqiptaret-ndodh-qe-i-con-ne-shtepi-100-mije-probleme-prej-futbollit"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 11:46

Munishi: Veç tek ne shqiptarët ndodh që i çon në shtëpi 100 mijë probleme prej futbollit

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 11:46

Ismet Munishi i ka shprehur mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7 brengat dhe shqetësimet e tij për incidentet që po ndodhin në futbollin kosovar.

Trajneri kosovar thotë se në futbollin e këtushëm duhet të ndryshojë klima, mendësia dhe veprat, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Analisti i “Favoritit” shprehet tutje se veç në Kosovë ndodh që pasi të kthehesh prej lojës është si të vish nga lufta, pasi ndodh diçka negative, për dallim prej futbollit evropian, ku njerëzit shkojnë për t’u argëtuar dhe për të shikuar ndeshje futbolli.

“Duhet me kriju një klimë më të mirë në futbollin e Kosovës. Duhet të gjithë akterët, të gjithë ata që merren, me qenë të prirur për mbarë. Futbolli është me u kënaq. Veç tek ne shqiptarët ndodh që i çon në shtëpi 100 mijë probleme prej futbollit. Krejt bota argëtohen, kënaqen, shkojnë në shpi. Na, si të kthehem prej futbollit, si me ardh prej luftës. Duhet me u ndryshu klima”, deklaroi Munishi në “Favorit”.

Ai e mbrojti referin Rrezart Hasani, i cili u sulmua fizikisht në ndeshjen Kika – Vushtrria nga skuadra vendëse, me ç’rast edhe e ndërpreu lojën.

“Rrezarti është referi më i mirë që e kam parë në Ligën e Parë. Ky me urgjencë duhet me u fut në Superligë. Është një refer i jashtëzakonshëm, është edhe korrekt dhe di të referojë. E ka një kriterium si brenda si jashtë, njëjtë. Si duket e ka pasion referimin”, vazhdoi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/