Ismet Munishi kërkon nga FFK-ja të sqarojë se sa ekipe do të bien nga Liga e Parë e sa do të futen aty! - Gazeta Express
string(102) "ismet-munishi-kerkon-nga-ffk-ja-te-sqaroje-se-sa-ekipe-do-te-bien-nga-liga-e-pare-e-sa-do-te-futen-aty"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 12:43

Ismet Munishi kërkon nga FFK-ja të sqarojë se sa ekipe do të bien nga Liga e Parë e sa do të futen aty!

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 12:43

Ndër temat e shumta që u prekën mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7 ishte edhe ajo e Ligës së Parë.

Ulpiana dhe Vllaznia u përjashtuan nga kjo ligë me akuzën e kurdisjes së ndeshjes mes tyre.

Lexo Edhe:

Dhe, nga ajo kohë nuk ka dalë asnjë sqarim nga Federata e Futbollit të Kosovës rreth numrit të skuadrave që do të bien nga Grupi B e sa ekipe do të futen në Ligën e Parë pas këtij rasti të pazakontë, shkruan “Gazeta Express”.

Analisti i “Favoritit” thotë se nuk ka parë ndonjë njoftim të shtëpisë së futbollit kosovar dhe kërkoi më shumë transparence në këtë drejtim.

“Unë e kam edhe një dilemë tjetër. Janë përjashtu dy ekipe, unë kurrë nuk e kam ndi, a futen tash tri, a s’bjen kërkush, duhet me dal more dikush me na njoftu. Unë nuk e kam ndi që ka dal ndonjë komision, me na kallxu. Tash që jon ra dy ekipe përfundimisht, ankohen tash ato, ndoshta edhe nuk bijnë, por kjo është situata momentale.”

Kush futesh, ose kush bjen tjetër, ose s’bjen kërkush. Tani ndoshta ne e dimë edhe pse është marrë ky vendim, por sido që të jetë duhet me dal. Këtu është një objektiv: nëse futen katra, ai që është në ligë ma poshtë e ka njëfarë objektivi që me synu vendin e katërt.”

“Nëse nuk bjen asnjo, qetësohen këta, bile nuk i sulmojnë referat, rrijnë mirë. A po kupton? Për këtë arsye është dasht me dal me një sqarim. Jon ra dy ekipet, vazhdojmë tutje dhe s’dijmë se çka po bohet.”

Unë nuk po e di, ose jom tu jetu në Mars… Në Kosovë po jetoj, po i kqyri ato lajmet, s’po e shoh që del dikush me deklaratë me bo sqarim. Me tregu që nuk bjen kërkush nga kategoria e parë, ose bjen, ose futen katër prej asaj më poshtë, ose s’bjen kërkush. Duhet me na shpjegu se ekipet po lujnë, gara është duke u zhvillu, ekipet i kanë objektivat dhe luftojnë për ato objektiva.”

Edhe analisti tjetër i “Favoritit”, Granit Begolli, aktualisht trajner i Vushtrrisë, thotë se nuk ka parë ndonjë njoftim dhe nuk ka njohuri rreth këtij rasti të paprecendent.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/