Munishi: Me fitu Prishtina kupën dhe me dal në Evropë, imagjinoje 15 mijë shikues në stadium, ligjërata ju majmë - Gazeta Express
string(109) "munishi-me-fitu-prishtina-kupen-dhe-me-dal-ne-evrope-imagjinoje-15-mije-shikues-ne-stadium-ligjerata-ju-majme"

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 13:26

Munishi: Me fitu Prishtina kupën dhe me dal në Evropë, imagjinoje 15 mijë shikues në stadium, ligjërata ju majmë

Futboll

Gazeta Express

29/04/2024 13:26

Në emisionin “Favorit” në T7 mbrëmë u diskutuan tema të ndryshme të futbollit kosovar, dhe jo vetëm.

Ndër të tjera, u fol edhe për Kupën e Kosovës, ku mesjavën e shkuar u përcaktuan skuadrat finaliste, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E analisti i emisionit, Ismet Munishi nënvizoi se, një fitore eventuale e Prishtinës ndaj Ballkanit do t’ju jepte një pompozitet të madh Bardhekaltërve, të cilët me këtë rast do të dilnin në Evropë.

Gjithashtu, sipas tij do të shtohej entuziazmi dhe klubi do të organizohej edhe më shumë, ndërsa siguron se atmosfera në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” do të ishte e jashtëzakonshme.

“Prishtina me fitu Kupën, a e din çfarë energjie i vjen. Bohen gati për Evropë. Ballkani le të luftojë për titull të kampionit se e ka siguru Evropën, ndesh i pari, ndesh i dyti.”

“Te Prishtina çfarë energjie vjen me fitu Kupën, vijnë transferimet menjëherë, tifozeria, ndreqet stadioni ‘Fadil Vokrri’ aty. A po kupton? 15 mijë shikues. Edhe ju majna ligjërata na kur të lujna në Evropë, si klubi ma i vjetër qe jena. Me atmosferë, me tifozeri, me organizim.”

“Tash me letra nuk munden me ndal Prishtinën, ju kom thon. Ja nisën niher me refera, por tash janë bo burra të mirë, uroj që të jenë korrekt dhe të mirë deri në fund.”

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/