Broja pritet të largohet në verë nga Chelsea, shumë klube në garë për transferimin e tij - Gazeta Express
string(87) "broja-pritet-te-largohet-ne-vere-nga-chelsea-shume-klube-ne-gare-per-transferimin-e-tij"

Broja pritet të largohet në verë nga Chelsea, shumë klube në garë për transferimin e tij

Sport

Gazeta Express

07/05/2024 18:35

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi londinez dhe sulmuesi shqiptar po planifikojnë të ndahen këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Largimi i tij i përhershëm pritet të ndodhë sapo të kthehet nga huazimi te Fulhami.

Broja është në listën e disa klubeve në Evropë dhe Premierligës, duke e parë atë si opsionin kryesor.

22-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Bazuar në “Transfermarkt”, Armando Broja në tregun e transferimeve vlerësohet me 28 milionë euro. /Gazeta Express/