Asambleisti i LDK-së - kryetarit të Ferizajt: Pse s'i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë, a mos je ti hallka kryesore? - Gazeta Express
string(131) "asambleisti-i-ldk-se-kryetarit-te-ferizajt-pse-si-shkarkon-njerzezit-e-tu-qe-po-perballen-me-drejtesine-a-mos-je-ti-hallka-kryesore"

Ballina

Gazeta Express

19/05/2024 16:35

Asambleisti i LDK-së – kryetarit të Ferizajt: Pse s’i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë, a mos je ti hallka kryesore?

Ballina

Gazeta Express

19/05/2024 16:35

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi ka pyetur se pse kryetari i kësaj komune nuk po i liron nga detyra “njerëzit e afërt” të cilët thotë se “po përballen me drejtësinë”.

Istrefi pyeti nëse Agim Aliu është “hallka kryesore” e keqpërdorimeve që thotë se po bëhen në këtë komunë.

Lexo Edhe:

“Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri. Zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash. Pyetja që duhet të shtrohet sot është: Pse nuk po i liron nga detyra këta njerëz kryetari nëse pretendon se do qeverisje të pastër?”, shkroi Istrefi në një postim në Facebook.

“A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?”, shtoi ai.

Asambleisti i LDK-së i kërkoi Aliut të veprojë.

“Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!”, shkroi Istrefi.