Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë.
Gjithashtu, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Jurgen Klopp si trajner i skuadrës nga Merseyside, shkruan Gazeta Express.
Pas nëntë viteve, trajneri gjerman do të largohet nga “Anfield Road”.
E tifozët e Liverpoolit i bënë një pritje spektakolare autobusit të klubit.
Mijëra tifozë e përcollën hyrjen e fundit të Klopp në “Anfield” si trajner i tyre.