Chelsea realizon transferimin e parë, por i del një problem - Gazeta Express
string(58) "chelsea-realizon-transferimin-e-pare-por-i-del-nje-problem"

Chelsea realizon transferimin e parë, por i del një problem

Futboll

Gazeta Express

19/05/2024 15:01

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e parë të afatit kalimtar veror, ndonëse një problem i papritur është paraqitur.

‘Blutë e Londrës’ kanë arritur marrëveshje me Palmeirasin për transferimin e Estevao Willian për një shifër të raportuar prej 29 milionë eurosh.

Lexo Edhe:

Marrëveshja për transferimin e sulmuesit brazilian i cili u promovua në ekipin e parë të Palmeiras në janar, mund të rritet deri në 55 milionë euro, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Por, Estevao nuk do të jetë në gjendje të transferohet në Angli deri sa të mbushë 18 vjet në prill të vitit 2025.

Chelsea ka shpenzuar miliona euro për transferimin e talentëve të rinj, por shumica nga ata kanë dështuar që të përmbushin pritshmëritë në ‘Stamford Bridge’.