Sot në kalendar/ Salvador Dali - Gazeta Express
string(29) "sot-ne-kalendar-salvador-dali"

Sot në kalendar/ Salvador Dali

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 16:28

U lind me 11 maj 1904 në Spanjë dhe vdiq me 23 janar 1989 po ashtu në Spanjë. Njihet si artist surrealist spanjoll e grafist.

Si student i artit në Madrid dhe Barcelonë, Dali asimiloj një numër të madh stilesh artistike dhe paraqiti teknika të pazakonta si piktor.

Lexo Edhe:

Ishte fundi i vitit 1920 që do ta shpërfaqte punën e tij më të “pjekur” artistike: zbulimet e tij për shkrimet e Sigmund Freud-it në rrafshin erotik.

Për t’i sjellë publikut pikturat surrealiste për të cilat njihet, Dali filloi të nxisë tek vetja gjendje halucinative, një proces që ai e quante “paranoja kritike”.

Gjatë periudhës se viteve 1929 deri me 1937 përmes punës se tij artistike arriti të bëhet artisti surrealist më i njohur në botë.

Piktura e tij më e njohur është ajo me titull “The Persistence of Memory” në të cilën paraqiten disa ora që rrjedhin në një pamje të qetë.  

Në fund të vitit 1930 Dali zëvendësoj pikturat e tij me një stil më shumë akademik për shkak të ndikimit të piktorit të “Renesancës” Raphael. Ndërsa në mes viteve 1950 deri 1970 Dali pikturat i bënte që ndërlidheshin me tema religjioze.

Thëniet e tij më të njohura:

“Mos iu frikëso asnjëherë perfeksionit sepse s’do ta arrish kurrë”

“Mos u brengos që do të bëhesh modern. Për fat të keq, është diçka, që çfarëdo që benë nuk i shmangesh dot”

“Gjithçka me shndërron, asgjë nuk me ndryshon”

“Ose është e lehtë ose e pamundur”

“Nuk jam i çuditshëm. Veç nuk jam normal”

“Do të jetojë përgjithmonë. Gjenitë nuk vdesin”

“Inteligjenca pa ambicie është si zogu pa krahë”  

/Gazeta Express