MKRS-ja dhuron libra për Luginën e Preshevës - Gazeta Express
string(44) "mkrs-ja-dhuron-libra-per-luginen-e-presheves"

MKRS-ja dhuron libra për Luginën e Preshevës

Arte

Gazeta Express

04/03/2021 0:52

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë nga 210 tituj librash për secilën bibliotekë komunale në Kosovë.

Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Mynish Hyseni, ka thënë se gjendja e bibliotekave të qyteteve është e rëndë, “prandaj i gëzohen çdo dhurimi të librave që i bëhet, si nga ministria apo nga kushdo qoftë”.

Lexo Edhe:

Ndërsa ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka thënë se këtë fond e shpërndajnë në 37 komuna të Kosovës, si dhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.