Mark Aureli / Perandori-filozof i Doktrinës Stoike - Gazeta Express
string(48) "mark-aureli-perandori-filozof-i-doktrines-stoike"

Mark Aureli / Perandori-filozof i Doktrinës Stoike

Arte

Gazeta Express

18/03/2024 14:14

Marcus Aurelius, (26 prill 121 – 17 mars 180 të epokës sonë) që në moshën 8 vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12 vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur.

Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për ti dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon dhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.

Lexo Edhe:

Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij “Mbi Vetveten” që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta, me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike.

12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund ti ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje dhe trazira.

Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit.

Si perandor ishte tejmase i drejtë, i dashur me njerëzit dhe i durueshëm, pavarësisht se përballonte problemet më të vështira. Ai vdiq me 17 mars 180 të epokës sonë./Konica.al