Shefi i Zyrës së BE-së: Presim nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksit pa vonesa dhe parakushte - Gazeta Express
string(124) "shefi-i-zyres-se-be-se-presim-nga-kosova-e-serbia-zbatim-te-marreveshjes-per-normalizim-dhe-aneksit-pa-vonesa-dhe-parakushte"

Shefi i Zyrës së BE-së: Presim nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksit pa vonesa dhe parakushte

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 8:35

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka marrë pjesë në një organizim në Budapest rreth Dialogut dhe Sigurisë. Szunyog ka thënë se në fjalën e tij ka theksuar se rruga evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

Ai ka shtuar se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të implementojnë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe implementimin e Aneksit të Implementimit pa vonesa dhe parakushte.

Lexo Edhe:

“Theksova se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë dhe kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së./GazetaExpress/