Hendboll: Sot luhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(59) "hendboll-sot-luhen-ndeshjet-gjysmefinale-ne-kupen-e-kosoves"

Hendboll: Sot luhen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 8:33

Skuadrat më të mira të hendbollit në vend e kanë kthyer gjithë fokusin te turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës.

Turneu final i Kupës, përkatësisht ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, është vendosur të luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Lexo Edhe:

Sot në program janë dy gjysmëfinalet te hendbollistet. Nga ora 14:00 takohen Vushtrria e Istogu.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës dhe llogaritet favorit.

Prej orës 16:00 është ndeshja Ferizaj – Samadrexha. Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha dhe pritet ndeshje dramatike.

Më pas janë ndeshjet gjysmëfinale te hendbollistët. Fillimisht prej orës 18:00 takohen Trepça e Kastrioti.

Trepça është fituese në fuqi e Kupës, por Kastrioti e synon finalen e madhe. Pritet ndeshje po ashtu interesante.

Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet prej orës 20:00. Takohen Rahoveci e Besa Famgas.

Këto dy skuadra kanë luajtur katër ndeshje shumë të forta në stinorin e rregullt. Të gjitha ndeshjet janë vendosur në aksionet e fundit. /Gazeta Express/