Krasniqi: Qeveria tu ofrojë punëtorëve respekt e jo denigrim - Gazeta Express
string(59) "krasniqi-qeveria-tu-ofroje-punetoreve-respekt-e-jo-denigrim"

Krasniqi: Qeveria tu ofrojë punëtorëve respekt e jo denigrim

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 12:24

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet.

Ai përmes një postimi në Facebook u ka uruar punëtorëve 1 Majin.

Lexo Edhe:

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë”.

Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, ka shkruar ai.