Lajçak: Jam i gatshëm t’i pres palët sërish kur të tregojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje - Gazeta Express
string(95) "lajcak-jam-i-gatshem-ti-pres-palet-serish-kur-te-tregojne-gatishmeri-per-gjetjen-e-nje-zgjidhje"

Lajçak: Jam i gatshëm t’i pres palët sërish kur të tregojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

15/05/2024 19:45

I dërguari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm, të shtatin me radhë, nuk është arritur marrëveshje me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Lajçak në platformën “X” ka shkruar se është i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviqin prapë kur të tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje rreth “dinarit”.

Lexo Edhe:

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai.