Kosova U19 paraqitet me këtë formacion përballë Sllovenisë U19 në “Elite Round” - Gazeta Express
string(77) "kosova-u19-paraqitet-me-kete-formacion-perballe-sllovenise-u19-ne-elite-round"

Kosova U19 paraqitet me këtë formacion përballë Sllovenisë U19 në “Elite Round”

Futboll

Gazeta Express

26/03/2024 10:57

Kombëtarja e Kosovës U19 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Irlandën e Veriut.

Të prag të këtij dueli, tashmë është publikuar formacioni i “Dardanëve” të rinj.

Lexo Edhe:

Ndeshja ndaj Sllovenisë U19 do të jetë shumë e rëndësishme për “Dardanët” e rinj, por nuk varet gjithçka nga ta, shkruan Gazet Express.

Kualifikimi tutje i ekipit të udhëhequr nga Adil Maliqi varet edhe nga ndeshja tjetër, mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.

Kosovës U19 i duhet fitorja ndaj sllovenëve, por duhet të shpresojë që Spanja U19 të mos fitojë ndaj Austrisë.

Ndeshja mes Sllovenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet nga ora 12:00 në Lendava.