Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë mes veturës dhe motoçikletës - Gazeta Express
string(70) "dy-te-vdekur-nga-nje-aksident-ne-suhareke-mes-vetures-dhe-motocikletes"

Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë mes veturës dhe motoçikletës

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 18:28

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.

Lexo Edhe:

Ai ka treguar se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.