Myrto Uzuni kontribuon me gol në fitore, Granada mban gjallë shpresat për mbijetesë - Gazeta Express
string(82) "myrto-uzuni-kontribuon-me-gol-ne-fitore-granada-mban-gjalle-shpresat-per-mbijetese"

Myrto Uzuni kontribuon me gol në fitore, Granada mban gjallë shpresat për mbijetesë

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 18:15

Granada është rikthyer te fitorja në La Liga, duke triumfuar ndaj Osasunas në javën e 33-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Los Carmenes” përfundoi me rezultatin 30:0, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Myrto Uzuni kontribuoi me një gol në fitoren e vendasve, duke shënuar të dytën në këtë përballje, në minutën e 48-të.

Paraprakisht kishte shënuar Facundo Pellistri (29’), ndërsa fitoren e vulosi Lucas Boye (90+5’).

Sulmuesi shqiptar tani numëron 11 gola në elitën e futbollit spanjoll.

28-vjeçari nga Berati gjithashtu ka edhe një asistim.

Granada pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe është në e parafundit në tabelë, por ende me gjasa për mbijetesë.

Standings provided by Sofascore

/Gazeta Express/