Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini - Gazeta Express
string(51) "fitojne-ballkani-e-llapi-drita-ndalet-nga-dukagjini"

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 17:02

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 17:02

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.

Ballkani regjistroi fitore në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultatin 0:2, duke vazhduar kështu me kryesimin në tabelë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nazmi Gripshi dhe Lumbardh Dellova realizuan për fitoren e therandasve.

Ballkani tani ka 63 pikë si lider, derisa Gjilani mbetet i shtati me 34 pikë.

Fitore me rezultat të njëjtë mori edhe Llapi në udhëtim ndaj Prishtinës, falë dy golave të Muhamet Hysenit.

Llapjanët tani kanë 61 pikë dhe po vazhdojnë presionin mbi Ballkanin.

Prishtinasit mbeten në pozitën e pestë me 43 pikë.

Tri pikë në udhëtim sot nuk i arkëtoi edhe skuadra tjetër që po lufton për titull, Drita, që u ndal me barazim nga Dukagjini.

Ndeshja në Klinë u mbyll me rezultatin 1:1. Një autogol i Vitor Hugos ia dha epërsinë gjilanasve fillimisht, teksa vendasit barazuan në fundin e ndeshjes përmes Granit Elezajt.

Drita është e treta në tabelë me 59 pikë, kurse Dukagjini është i gjashti me 39 sosh.

/Gazeta Express/