Elbasan Rashani "ndizet" në fund të sezonit, shënon dy gola në fitoren e Clermontit - Gazeta Express
string(80) "elbasan-rashani-ndizet-ne-fund-te-sezonit-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-clermontit"

Elbasan Rashani “ndizet” në fund të sezonit, shënon dy gola në fitoren e Clermontit

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 18:35

Elbasan Rashani ka shënuar dy gola në fitoren e Clermont ndaj Reimsit, në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Gabriel Montpied” përfundoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rashani ishte autor i dy golave të fundit (79’, 90’). Ai sot luajti tërë takimin.

Për sulmuesin kosovar këta dy gola ishin të parët e këtij sezoni në elitën e futbollit francez.

Clermont pas kësaj fitore ka 18 pikë, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.

Gjithsesi, kjo skuadër ka ende matematikisht gjasa për mbijetesë, pasi deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tri xhiro.

Standings provided by Sofascore

/Gazeta Express/