Arsenali e fiton derbin ndaj Tottenhamit, vazhdon si lider në tabelë - Gazeta Express
string(67) "arsenali-e-fiton-derbin-ndaj-tottenhamit-vazhdon-si-lider-ne-tabele"

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 17:08

Arsenali e fiton derbin ndaj Tottenhamit, vazhdon si lider në tabelë

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 17:08

Arsenali ka triumfuar në derbin ndaj Tottenham Hotspur, për të vazhduar garën e ngushtë për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi në udhëtim me rezultatin 2:3, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të.

“Topçinjtë” të tre golat i shënuan në pjesën e parë. Pierre Emile Hojbjerg (15’ autogol), Bukayo Saka (27’) dhe Kai Havertz (38’) ishin autorët e golave.

Spurs ia dolën të ngushtonin epërsinë në pjesën e dytë përmes Cristian Romeros (64’) dhe Heung-min Son (87’ penallti), por që ishte e pamjaftueshme për të marrë pikë.

Arsenali pas kësaj fitore ka 80 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Manchester City. Por, “Qytetarët” momentalisht kanë dy ndeshje më pak.

Ndërkaq, Tottenhami mbetet i pesti me 60 pikë.

Standings provided by Sofascore

/Gazeta Express/