Donis Avdijaj realizon het-trik në fitoren e Hartberg - Gazeta Express
string(53) "donis-avdijaj-realizon-het-trik-ne-fitoren-e-hartberg"

Donis Avdijaj realizon het-trik në fitoren e Hartberg

Sport

Gazeta Express

28/04/2024 16:43

Donis Avdijaj ka shkëlqyer sot në fitoren e Hartberg ndaj Austria Klagenfurt, në Bundesligën austriake.

Hartberg fitoi me rezultatin 3:2, me sulmuesin kosovar që shënoi të tre golat e fitores, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Avdijaj het-trikun e kompletoi brenda pjesës së parë, duke shënuar në minutat 2’, 16’ dhe 33’.

27-vjeçari tani numëron 10 gola në elitën e futbollit austriak, teksa ka edhe gjashtë asistime.

Hartberg ndodhet në pozitën e katërt tani me 24 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore