Kori i Filharmonisë mbyllë prezantimin në Itali - Gazeta Express
string(47) "kori-i-filharmonise-mbylle-prezantimin-ne-itali"

Arte

Gazeta Express

29/03/2024 14:10

Kori i Filharmonisë mbyllë prezantimin në Itali

Arte

Gazeta Express

29/03/2024 14:10

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka përmbyllur prezantimin në Itali me koncertin e organizuar në Sallën Akademike “Santa Cecilia” në Romë. Nën drejtimin e Rafet Rudit, koncerti është hapur me “Sancta Maria” nga Giorgio Lapazaya dhe “Psalt” nga Jan Kukuzeli, dy vepra që paraqesin një vlerë të jashtëzakonshme të thesarit historik të muzikës shqiptare.

Në fillim të pranishmëve mirëseardhje iu uroj drejtori i Konservatorit ‘Santa Cecilia’ Franco Antonio Mirenzi dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.

Lexo Edhe:

Tutje u interpretuan veprat “Stars” e Eriks Esenvalds, “OEIA” nga Mendi Mengjiqi, “Biegga Luohte” nga Jan Sandström me solistë Etrit Nura (tenor) e Harris Bajraktari (bas) dhe “Janinës ç’i panë sytë'” me solistë Kaltrina Miftarin (soprano) e Luan Durmishin (tenor).

“Lamento della Ninfa (Amor)” i Claudio Monteverdit, u duartrokit gjatë nga publiku roman në interpretim të sopranos Kaltrina Miftari – soprano e shoqëruar nga Shaban Behramaj – bas, Arlind Gjyshinca – bariton dhe Rizah Jahaj – tenor me pjesëmarrjen e organistit italian Daniel Sanmartín-Nieto.

Në bllokun e fundit u interpretuan “The Joy in Loving” nga Aulon Naçi, “Nyon, nyon” nga Jake Runestad dhe “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgëndërr” nga Baki Jashari me narrator Shaban Behramajn.

Koncerti arriti në kulmin e tij me “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, në interpretim të Korit dhe violinistes virtuoze Sihana Badivuku