Dy ndeshje për sot në Superligë: Feronikeli '74 pret Malishevën, Fushë Kosova takohet me Lirinë - Gazeta Express
string(92) "dy-ndeshje-per-sot-ne-superlige-feronikeli-74-pret-malisheven-fushe-kosova-takohet-me-lirine"

Dy ndeshje për sot në Superligë: Feronikeli ’74 pret Malishevën, Fushë Kosova takohet me Lirinë

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 9:07

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet hapëse të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Malishevës në “Rexhepi Rexhepi”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për të dy skuadrat pikët janë më se të nevojshme. “Nikli” po lufton për t’i ikur pozitës së barazhit, kurse malishevasit po synojnë daljen në Evropë.

Skuadra nga Drenasi është e teta në tabelë me 31 pikë, kurse Malisheva është e katërta me 52 sosh.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, mes dy skuadrave nga fundi i tabelës – me Fushë Kosovën që do të jetë nikoqire e Lirisë.

Siç dihet, prizrenasit janë të përshendetur nga elita e futbollit kosovar, duke u renditur të fundit në tabelë. Liria deri tash ka grumbulluar 11 pikë.

Ndërsa, Fushë Kosova është në pozitën e parafundit (9) me 20 pikë të grumbulluara dhe matematikisht ende ka gjasa për mbijetesë.

Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 15:00. /Gazeta Express/