Ish e dashura e Giggs shpiku kancerin për të mos pasur marrëdhënie - Gazeta Express
string(66) "ish-e-dashura-e-giggs-shpiku-kancerin-per-te-mos-pasur-marredhenie"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 18:59

Ish e dashura e Giggs shpiku kancerin për të mos pasur marrëdhënie

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 18:59

Ish partnerja Kate Greville e ka paditur Ryan Giggs për sulm dhe detyrim për të mbetur shtatzënë

Ryan Giggs është paditur nga ish partnerja e tij Kate Greville për sulm dhe detyrim për të mbetur shtatzënë, me gjykimin e tyre që po hynë në ditën e katërt.

Lexo Edhe:

Ata të cilët e kanë përcjellë këtë gjykim mbetën të befasuar me pranimin e të pandehurit që ajo ka gënjyer se ka pasur kancer gjatë periudhës së marrëdhënieve të tyre.

Avokati i palës mbrojtëse argumentoi që Greville pretendoi se kishte kancer për ta larguar pajisjen intrauterin (IUD), por mohoi një komplot sekret që ajo të mbetet shtatzënë me çdo kusht nga futbollisti i Manchester United.

Ndërkohë, The Sun raportoi së Greville ka gënjyer Giggsin se ajo ka vërejtur disa qeliza kancerogjene në një test mamografik për shkak se ajo “nuk dëshironte të kishte seks me të”.

Greville: Ryan Giggs me tradhtoi me 12 gra

Ish partnerja e Giggs pretendon së ish futbollisti e kishte tradhtuar atë më disa gra gjatë kohës sa ata ishin bashkë.

“Në thelb gjeta njolla të spermës para se t’i tregoja atij së do t’i ruaja”, tha Greville.

“Kam zbuluar se ai me ka tradhtuar në gjashtë vitet e fundit më 10 apo 12 gra. Çdo herë kam zbuluar së diçka është duke shkuar keq, kam zbuluar iPad të tij dhe e kam mbajtur atë me vete për dy javë. Ndihesha si e çmendur. Kisha sulme paniku. Ishte një kohë e tmerrshme për mua. /GazetaExpress/