Prishtina ndryshon lokacion për ndeshjen ndaj Llapit - Gazeta Express
string(52) "prishtina-ndryshon-lokacion-per-ndeshjen-ndaj-llapit"

Prishtina ndryshon lokacion për ndeshjen ndaj Llapit

Futboll

Gazeta Express

26/04/2024 14:02

Prishtina do të përballet me Llapin të dielën në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Deri tani, ndeshjet si vendas Prishtina i ka luajtur në Lipjan, megjithatë ka ndryshuar lokacion për këtë xhiro, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina e pret Llapin në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, të dielën më 28 prill nga ora 15:00.

Prishtina vjen pas kualifikimit në finale, teksa në kampionat nuk ka ndonjë objektiv për të arritur.

Në anën tjetër, Llapi është duke luftuar për titull kampioni dhe i duhet patjetër fitorja.