Sveçla pret në takim Drejtorin e Policisë dhe IPK-së, flasin për raportet e inspektimeve - Gazeta Express
string(87) "svecla-pret-ne-takim-drejtorin-e-policise-dhe-ipk-se-flasin-per-raportet-e-inspektimeve"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 16:16

Sveçla pret në takim Drejtorin e Policisë dhe IPK-së, flasin për raportet e inspektimeve

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 16:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

Në takim kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Në këtë takim, sipas njoftimit të MPB-së u diskutua niveli i  zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë.

Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës.

“Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thekson njoftimi./Express/