Hapet thirrja për projekt-propozime për mbështetjen e autorit nga MKRS - Gazeta Express
string(70) "hapet-thirrja-per-projekt-propozime-per-mbeshtetjen-e-autorit-nga-mkrs"

Hapet thirrja për projekt-propozime për mbështetjen e autorit nga MKRS

Arte

Gazeta Express

19/05/2023 15:03

Duke e konsideruar librin si një mjet të rëndësishëm për të nxitur kulturën, artin dhe krijimtarinë, kjo thirrje synon të inkurajojë zhvillimin e librit në mënyra inovative dhe të përshtatshme për kohën tonë.

Të drejtë aplikimi me projekt-propozime kanë individët dhe OJQ-të që dëshmojnë se programi i tyre i punës është i profilizuar në fushën e librit, leximit dhe kulturës.

Lexo Edhe:

Kategoritë e thirrjes:

Zhvillim, botim dhe përkthim i librave;

Programe të nxitjes së lexueshmërisë;

Zhvillim të audio-librit;

Rezidenca letrare.

Shuma maksimale e mbështetjes për organizatat është 10,000 euro teksa për individët 5,000 euro.

Afati i fundit për aplikim: 19 qershor, 2023.