Epistula e javës / Franz Liszt-Richard Wagner - Gazeta Express
string(43) "epistula-e-javes-franz-liszt-richard-wagner"

Epistula e javës / Franz Liszt-Richard Wagner

Arte

Gazeta Express

06/05/2022 17:03

Ka rreth 360 letra të këmbyera mes dy prej kompozitorëve më të mëdhenj, mes viteve 1841 – 1852.

Letra e gjashtëdhjetetetë

Lexo Edhe:

Letra jote, mik i shkëlqyer, më ka gëzuar pa masë. Ti ke arritur përmes një rruge të jashtëzakonshme te një qëllim i madh i jashtëzakonshëm. Ideja që të formosh nga epopeja e Nibelungëve një trilogji dramatike dhe ta muzikosh, është ndërmarrje e denjë për ty dhe nuk dyshoj fare në rezultatin monumental të Operës tënde. Interesimi im i sinqertë, simpatia ime e zjarrtë për ty, janë gjëra aq të njohura sa nuk ia vlen të përmenden. Koha që po e merr për tri vjet mund të ndryshojë në të mirën tënde nga një mijë rrethana. Mbase ti do të kthehesh së shpejti në Gjermani dhe tashmë shumë gazeta po e paralajmërojnë këtë. Mbase gjersa ta kesh mbaruar “Siegfried-in” tënd do të mund të gjendem me mjete të tjera. Kapu pas Operës dhe puno, pa e vrarë mendjen, për trilogjinë, për të cilën do të mund të caktohej i njëjti program që tashmë Kapitoli i Seviljes e vendosi për arkitektin që duhej të ndërtonte Katedralen, do të thotë: “ndërtoje një tempull, ashtu që brezat e rinj të thonë se Kapitoli nuk qe bash mirë me mend që ndërmori një gjë kaq të jashtëzakonshme”. E megjithatë Katedralja ekziston!

[…]Merakut tënd krejt të justifikuar sa i përket punës sime në Weimar nuk po i përgjigjem; ose do të vërtetohet ose do të përgënjeshtrohet brenda këtyre pak viteve sa do të jesh duke u marrë me “Nibelungët” e tu. Unë jam i përgatitur sa për më të mirën si për më të keqen dhe shpresoj të mund të vazhdoj udhës time i qetë.

[…]Kur do ta shohin dritën tre melodramat e tua: “Anija fantazmë, Tannhauseri dhe Lohrengrini?”. E ke rishikuar parathënien? H., ma kishte premtuar por deri më tani s’kam marr asgjë. A mos ke gjetur tjetër botues?

[…]

Miku yt i dashur dhe i përzemërt,

Franz Liszt

1 dhjetor 1851, Weimer

Marrë nga Epistolario Wagner – Liszt, Passigli Editori, 1983

/Përkthimi Gazeta Express