Cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit? Përgjigjet Granit Xhaka - Gazeta Express
string(83) "cili-eshte-personi-me-i-famshem-qe-ia-ka-numrin-e-telefonit-pergjigjet-granit-xhaka"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 12:52

Cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit? Përgjigjet Granit Xhaka

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 12:52

Sfidat me pyetje interesante dhe të veçanta janë bërë tashmë trend në Gjermani.

Bundesliga, përmes faqes së vetë zyrtare në “Tik-Tok” i ka pyetur futbollistët e më të njohur të kësaj lige se cili është personi më i famshëm të cilit ia mbajnë numrin e telefonit në listën e numrave, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E kur i erdhi koha për t’u përgjigjur, Granit Xhaka e zgjodhi personin më të famshëm që ia mban numrin dhe ai është legjenda e Arsenalit, Cesc Fabregas.

@bundesliga Which contact was the most famous?! 😮‍💨 #bundesliga #fussball ♬ bounce (i just wanna dance) – фрози & joyful

Natyrisht, dyshja s’ka luajtur në të njëjtën kohë në Londër, por Xhaka me siguri se ka marrë instruksione nga ish-futbollisti spanjoll gjatë kohë sa ishte pjesë e “Gunners”.

Përfaqësuesi zviceran është sot njëri prej mesfushorëve me statistikat më të mira në Evropë, ndërsa po e udhëheq me sukses Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit në Bundesligë. /Gazeta Express/