Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi - Gazeta Express
string(35) "vdes-ish-kryetari-i-pejes-ali-lajci"

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 20:40

Ka vdekur Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për këtë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, të dielën.

Lexo Edhe:

Ku subjekt politik ka shprehur ngushëllime për familjen e tij dhe gjithë ata që e njohën.

“Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë”.

“Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.  Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.  Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Pejë. /Gazeta Express