Ferizaj ka shkruar historinë në konkurrencën e vajzave, duke e fituar për herë të parë trofeun e Kupës së Kosovës.
Ferizaj triumfoi në finale ndaj Istogut me rezultatin e ngushtë 27:28, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, aty ku po luhen të gjitha ndeshjet e “Final 4” në të dy konkurrencat.
Salemateu Camara ishte më e dalluara te ferizajaset me shtatë gola të shënuara.
Ndërsa, te Istogu u dallua Ana Carolina Gomes me 11 gola.
Kapitenia e Ferizajt, Aida Stagova, pranoi Kupën e Kosovës nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.
/Gazeta Express/