Alexis Sanchez mbërrin në Marseille, tifozët përkujdesen për një pritje të jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(89) "alexis-sanchez-mberrin-ne-marseille-tifozet-perkujdesen-per-nje-pritje-te-jashtezakonshme"

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 21:40

Alexis Sanchez mbërrin në Marseille, tifozët përkujdesen për një pritje të jashtëzakonshme

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 21:40

Alexis Sanchez ka udhëtuar këtë të martë drejt Francës për të kompletuar kalimin te Marseille.

Sulmuesi kilian do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër, para se të nënshkruajë edhe zyrtarisht me klubin nga Ligue 1, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Se sa të entuziazmuar janë tifozët e Marseille për këtë lëvizje, tregojnë më së miri pamjet nga pritja që është bërë sonte.

Tifozët francezë kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë, teksa brohoritën edhe emrin e Sanchezit.

Kujtojmë se 33-vjeçari me Marseillen do të nënshkruajë si futbollist i lirë, pasi së fundi ai shkëputi kontratën me Interin.

Alexis Sanchez ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/