Kritikë filmi: Mortal Kombat, befasues por thellësisht zhgënjyes - Gazeta Express
string(62) "kritike-filmi-mortal-kombat-befasues-por-thellesisht-zhgenjyes"

Kritikë filmi: Mortal Kombat, befasues por thellësisht zhgënjyes

Arte

Gazeta Express

14/05/2021 1:15

Mortal Kombat u rikthye në ekranin e madh këtë vit me një përmbledhje të re heronjsh dhe me një koncept tërësisht të ri. Por kjo ngec si flaka e një qiriri në filmat origjinal të MK, apo qëndron duke rrëshqitur në akull

CALLUM CRUMLISH

Lexo Edhe:

Filmat që bazohen në video-lojëra prej kohës janë konkurrues për adhuruesit e video-lojërave. Në përgjithësi pajtohen që “video-lojërat nuk mund të bëhen filma të mirë”. Warner Bross është përpjekur që ta ndërroj këtë opinion me filmin e tyre të fundit, Mortal Kombat, më i rëndësishme është ai që ishte bërë më 1995 dhe më 1997 “Mortal Kombat: Annihilation”. Në përgjithësi Warner Bros kishte bërë punë të mirë në krijimin e një bote të re të Mortal Kombat, kishte sakrifikuar shumë nga ajo që i bëjnë video-lojërat interesante.

Video-loja Mortal Kombat ka kohë që vendos fatin e botës në një grup të luftëtarëve me superfuqi super natyrore.

Mortal Kombat 2021 nuk e thyen këtë normë por në fakt ndryshon brumin në zhvillimin e një tregimi tjetër.

Në vend që luftëtarët nga Toka të jenë më të mirët e mundshëm, çdo luftëtar i “zgjedhur” duhet të këtë një shenjë të dragoit në trupin e tyre,  e cila gjë ju garanton atyre superfuqi, dhe privilegjin për të luftuar në turneun ndër-universal, Mortal Kombat.

Megjithatë, të këqijtë nga “Outworld (një tjetër fushë dimensionale e “ekzistencës” vendosin që mos të luftojnë sipas rregullave por t’i vrasin luftëtarët para se të fillojë turneu).

Këta të këqij, të udhëhequr nga magjistari i ligë Shang Tsung (Chin Han) fillojnë që të ndjekin Cole Young (Lewis Tan), një luftëtar të kafazeve me një të kaluar misterioze dhe një të kaluar të errët.

Çfarë rezulton është një film që ua shpenzon juve 110 minuta të kohës duke ju shmangur pikërisht ai turneut të Mortal Kombat – që është pikërisht pika që ky film është munduar të këtë sukses.

Është e barasvlershëm me përrallën e Star Wars ku personazhet e saj dëshirojnë që të mos përfshihen në luftën e Jedi apo Aleancës Rebele. Thjesht, ai nuk funksionon me forcat e veta.

Fatmirësisht, disa aspekte të forta në Mortal Kombat janë jashtëzakonisht të kënaqshme.

Skenat e shumta të luftërave janë të shpërndara në tërë filmin dhe befasisht janë shumë argëtuese.

Koreografia e tyre dhe stili qëndrojnë jo paralel me vitet e fundit me disa skena fantastike që do të mbahen mend gjatë, transmeton GazetaExpress.  

Disa momente ironike janë sigurisht më të theksuara, por mund të falen marrë në konsideratë që skenaristët dhe regjisori (Simon McQuoid) duket se po argëtoheshin paksa edhe me konceptin e lojës ku bazohet filmi.

Një krahasim tjetër me video-lojën e Mortal Kombat është zhurma e madhe në film dhe ana e çiltër komike.

Jam i kënaqur, të them se filmi Mortal Kombat, kapitalizon këtë trup aktorësh dhe shpesh paraqet njerëz duke u shkatërruar fizikisht në mënyrë të pamundshme, me shumë gjak gjatë rrugës.

Për më shumë, ai mbetet në shtyllat e video-lojës, Scorpion (Hiroyuki Sanada) dhe Sub-Zero (Joe Taslim), janë karaktere të jashtëzakonshme.

Koha e tyre është shumë e shkurtër në ekran por janë pjesët më të mira të këtij filmi kur shikuesit dhe fansat do t’i përfolin.

Efektet speciale që rrethojnë aftësitë e zjarrit të Scorpionit dhe fuqitë e akullit të Sub-Zero janë të nivelit të lart dhe tepër argëtuese për t’u parë.

Fatkeqësisht, nuk ka shumë kohë të tyre në film. Në vend të saj fokusi vendoset në të lartpërmendurin Cole Young.

Cole është i tëri një karakter origjinal i cili nuk është paraqitur në ndonjë video-lojë deri tani.

Qëllimi i tij kryesor në film është që ta mbaj familjen të sigurt dhe të zbulojë se nga vjen.

Megjithatë, karakteri i tij është shumë i zymtë. Ai jo vetëm që vendos familjen e tij në rrezik disa herë, ndërkaq kur fati i planetit mbet në të ai mund t’i kishte humbur ata nëse nuk do i shfaqeshin aftësitë. Nëse bota do të përfundonte, familja e juaj do të vdiste gjithashtu, Cole! Mendo për këtë!

Për më shumë, fuqitë që i jepen atij në fund të filmit janë tepër qesharake. Shumicën e kohës ju prisni që ai të largohet nga ekrani dhe ta shihni më shumë Sonya Blade ((Jessica McNamee) dhe Kano (Josh Lawson).

Konkluzioni

Mortal Kombat është më shumë film argëtues. Skenat e luftës, karakter bombastik, efekte fantastike speciale dhe baza me karaktere të videolojës janë spektakulare, megjithatë, ai bie në ritëm për shkak të karakteristikave që ka. Yjet e filmit – Scorpion dhe Sub-Zero- përdorën më pak, derisa rriten më shumë disa karaktere në film – përfshirë Liu Kang dhe Kung Lau – mënjanohen. Protagonisti, Cole është karakter zhgënjyes dhe idiot për t’u parë. Edhe pse përralla ka disa rreziqe për t’u shmangur nga Mortal Kombat, jo të gjithë zbarkojnë në të. Adhuruesit e video-lojës do të mund të kënaqen me këtë film dhe të shohin disa nga fuqitë e tyre, por të rinjtë që do e shohin atë do të dëshirojnë që filmi të përfundojë sa më parë. /GazetaExpress/