Dominim absolut, Haxhi Krasniqi e fiton meçin ndaj boksierit portugez - Gazeta Express
string(68) "dominim-absolut-haxhi-krasniqi-e-fiton-mecin-ndaj-boksierit-portugez"

Dominim absolut, Haxhi Krasniqi e fiton meçin ndaj boksierit portugez

Boks

Gazeta Express

05/05/2024 0:01

Robin Krasniqi ka shënuar fitore në meçin kryesor të mbrëmjes në Augsburg të Gjermanisë.

Boksieri nga Juniku triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit portugez, Jorge Silva.

Lexo Edhe:

Krasniqi dominoi tërë meçin, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren, shkruan Gazeta Express.

Për Krasniqin, kjo ishte lufta e parë për këtë vit.

Haxhi Krasniqi nga 61 meçe tani i ka 54 fitore, ku 20 me nokaut dhe shtatë humbje.

Ndërsa kundërshtari i tij, Silva ka 22 fitore, 12 me nokaut, krahas 10 humbjeve, katër prej tyre me nokaut.