Policia flet për shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, ende e pakalueshme - Gazeta Express
string(76) "policia-flet-per-shembjen-e-dheut-ne-rrugen-kline-gjakove-ende-e-pakalueshme"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 10:16

Policia flet për shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, ende e pakalueshme

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 10:16

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me shembjen e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i ka thënë Gazetës Express se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.