Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk - Gazeta Express
string(52) "kjo-eshte-koha-kur-do-te-zbresin-ne-ring-fury-e-usyk"

Boks

Gazeta Express

17/05/2024 23:11

Kjo është koha kur do të zbresin në ring Fury e Usyk

Boks

Gazeta Express

17/05/2024 23:11

Të shtunën mbrëma na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Lexo Edhe:

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Sot janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.